18789181_1470353116361182_989612010_o18817799_1470352603027900_296553211_o

torpe:

filipine.të admirosh,të adhurosh apo dashurosh dikë por të jesh shumë i/e turpshëm për ti shkuar mbrapa kësaj ndjenje.

Advertisements

18601249_1459863814076779_777078634_n18623052_1459863824076778_1890171481_n

tempus edax rerum:

latinisht.”kohë,makut i të gjitha gjërave”.Kjo frazë ka ardhur nga vepra e Ovid-it e quajtur Metamorfosis.Ajo thotë “Koha, gllabëruesi i të gjitha gjërave” -gjatë dhe përtej jetës.Ti që përpin çdo gjë që të vjen përpara pa treguar edhe mëshirën më të vogël.

b2b1b3

amaranthine:

greke.”e pavdekshme,e paventishme”.Emri që poetët e lashtë grekë i vendosën një luleje që mendohej të ishte e përjetshme.Vetë fjala i ka rrenjët nga dy fjalë të tjera greke “amarantos” që do të thotë “e pavdekshme” dhe anthos që do të thotë “lule”.Poetët romantik shoqëronin këtë mbiemër ndjenjave,emocioneve dhe objekteve me cilesi që zgjasnin tërë jetës dhe përtej saj.Gjithashtu kjo fjalë përshkruhet për të treguar nuancën më të errët të të kuqes.

010

ephemeral:

angleze.”jetë-shkurter,kalimtare”,koncepti i përkohëshmërisë.Shpjegon jeten e shkurter dhe kalimtare te gjerave.Siç mund të jetë jeta e një mize bari,zogu apo edhe për ndjesitë njerëzore që marrin kohë por mund të duken shumë jetë-shkurtër.Përshkruan përsosmërisht ndjesinë që ti përjeton kur kujton fëmijërinë dhe ndjen që ajo periudhë kohore ishte kaq “ephemeral”.